E rëndë në Durrës, një vajzë e hedhin nga kati i dytë i hotelit, e reja bie sipër çadrave të lokalit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Durrës ku dyshohet se një vajzë e kanë hedhur nga kati i dytë i një hoteli.

Ngjarja është regjistruar në një hotel pranë Prefekturës në Durrës, ku vajza, me shtetësi të huaj, është shtyrë nga një mashkull.

Fatmirësisht vajza ka rënë mbi çadrën e lokalit që ndodhej aty pranë dhe ka shpëtuar.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse që kanë bërë të mundur zbritjen e vajzës nga çadra, ndërsa policia ka arrestuar personin që e ka shtyrë.