Gazment Bardhi është përplasur me deputeten e PS, Ermonela Felaj.
Teksa ai fliste duke kërkuar Edi Ramën për të dhënë llogari mbi çështjen e Arben Ahmetajt, për të cilin tha se ka tentuar të fshijë provat për inceneratorët, ai është ndërprerë nga deputetja Felaj e cila e ka quajtur “Palaço”.
Kjo ka irrituar Bardhin i cili i ka kujtuar asaj se 4 familjarë të saj kanë pushtuar prokurorinë e Tiranës.
“Palaço mua më thotë kryemafiozi yt dhe kur vjen nga një hajdute si ty, nga një gjobaxhie si ty që ke pushtu Prokurorinë e Tiranës për t’i vendos gjoba biznesit… yt shoq vetëm në çështjen e rimbursimit të TVSH ka marrë 1.5 milion euro nga 4 biznese. Kjo je ti! Ti je hajdute, gjobaxhie. Ti je hajdute dhe gjobaxhie që s’ke guxim të flasësh. ti s’duhet të ishte aty moj zonjë. Ke pushtuar prokurorinë e Tiranës zonjë, për ti vënë gjoba bizneseve dhe qytetarëve. je fasada e incneratorëve. Ti dhe një pjesë e këtyre keni shkuar dhe jeni bërë fasada e incneratorëve. Flisni ju për procedura? Mbylle moj gore gojën! Mbylle moj hajdute gojën!”, është shprehur Bardhi.
Kreu i grupit parlamentar të PD-së tha se kreu i SPAK kishte bërë një deklaratë në mbledhjen e Këshillit të Ministrave ku kishte thënë se “prej një jave Arben Ahmetaj me fuqinë e tij si ish ministër, ish zv.kryeministër dhe ish deputet ka tentuar të prishë provat dhe ka tentuar të intimidojë ato.
“Prokuroria kërkon që të shmanget prishja e provave dhe të arrestohet Ahmetaj”, kishte thënë Dumani, sipas Bardhit, i cili thotë se qeveria do t’i japë kohë atij për të prishur prova prandaj nuk miraton heqjen e mandatit.