Ditën e sotme ish-Presidenti amerikan Bill Clinton vizitoi Shqipërinë, me ftesë të qeverisë shqiptare. Ai u vlerësua me dekoratën ‘Ylli i Mirënjohjes Publike’, teksa të pranisëhm në ceremony ishin shumë figura politike, përfshirë edhe të opozitës.
Por ja çfarë ndodhi gjatë vizitës së tij në Tiranë:
Ora 15:36! Ish-Presidenti amerikan Bill Clinton dhe delegacioni që e shoqëronte lënë aeroportin e Rinasit, pasi ishin pritur nga kryeministri Edi Rama. Ata nisen drejt hotelit, ndërsa më pas do të bëhet ceremonia zyrtare e pritjes së tij në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Mbërritja e tij është shoqëruar me reagime të shumta nga zyrtarët shqiptarë, të cilët i kanë uruar ish-Presidnetit mirëseardhjen në vendin tonë. Pothuajse të gjithë qytetarët që kishin dalë për ta bpritur mbanin në duar flamujt e Shqipërisë, dhe SHBA-ve.Në cermeoni nuk munguan Lulzim Basha, deputetët Agron Gjekmarkaj, Arbi Agalliu, Oriola Pampuri, Fatmir Mediu e Agron Duka, Enkelejd Alibeaj, por edhe Alex Soros, djali i filantropit George Soros. Mungoi Presidenti Begaj, i cili nuk mundi të vinte për arsye shëndetësore. Ndërkohë, asnjë politikan i Kosovës nuk ishte i pranishëm, edhe pse Clinton shihet si një hero në Kosovë, për shkak se dha urdhër që NATO të sulmojë Serbinë në vitin 1999.
Rreth orës 18:40 Bill Clinton mbërrin në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, ku edhe ka përshëndetur qytetarët shqiptarë të cilët kishin dalë për ta pritur. Pas takimit me anëtarët e qeverisë, Rama dhe Clinton respektuan himnet kombëtare,
Më pas fjalimin e mbajti kryeministri Rama, i cili vlerësoi me fjalë të mëdha Clinton, duke e falenderuar edhe për atë që bëri për Kosovën. Surpriza e Ramës për ish-Presidentin amerikan ishin disa fëmijë nga Kosova, të cilët quheshin Klinton dhe Hillari.
Pas Ramës fjalën e mori Bill Clinton, i cili tha se mbeti pa fjalë nga një suprizë që iu bë para kryeministrisë, me disa fëmijë të cilët mbanin mbiemrin e tij si emër, në shenjë vlerësimi. Clinton tha se jeton në Nju Jork e se atje takon shumë shqiptarë, madje shtoi se ato e dinin më mirë axhendën e vizitës së tij në Tiranë se ai vetë.
“Jam shumë mirënjohës për atë që kryeministri tha lidhur me Kosovën. Ai e di e shumë prej jush e dinë se unë dhe Hilary jetojmë në Nju Jork që është vendi me përqendrimin më të madh të shqiptarë në Amerikë… i takoj gjithmonë në rrugë. Dua të tregoj diçka që kalova afër tre restorantevr shqiptare dhe njerëzit dolën dhe më treguan axhendën e vizitës sime këtu në Tiranë. Jam e nderuar që është edhe bashkëshorti i vajzës sime këtu sot”, u shpreh Clinton.
Përs ai përket tensioneve në veri të Kosovës, Clinton doli kundër Albin Kurtit, pasi u shpreh se ishte gabimi i kryeministrit kosovar që zhvilloi zgjedhje në 4 komunat me shumicë serbe. Sipas tij, ato komuna janë krijuar vetëm për t’u qeverisur nga serbët.
“Ka një mosmarrëveshje që po ndodh tani në Kosovë që do të doja të mos kishte ndodhur kurrë! Nuk është më vendimi im, por kosovarët i krijuan ato katër qyteza në të mirë të serbëve, për tu dhënë katër kryebashkiakë më tepër. Kështu që mendoj se tani kanë bërë një gabim, që të votohej. Mendoj se është e lehtë për shqiptarët, tani në shumicë, që të përpiqen që të përfitojnë nga momenti, për të paraqitur argumentin tyre, por gjëja e vërtetë që duhet të bëjmë është ta ndalim këtë marrëzi. Çfarë çështje e madhe politike mund të avancohet duke pasur këtë tension, ka njerëz që jetojnë aty, kanë nevojë për qeverisje të denjë dhe qytetarët kanë nevojë t’u thuhet të votojnë. Bota po drejtohet nga njerëz që preferojnë dominancën në vend të bashkëpunimit. Shpresoj që Shqipëria të jetë në gjendje ti tregojë botës sesi duket një e ardhme gjithë përfshirëse”, tha Clinton.
Rreth orës 20:15 minuta, kryeministri Rama nderoi ish-Presidentin Bill Clinton me medaljen e ‘Yllit të Mirënjohjes Publike’, çmimi më i lartë që jepet nga Kryeministria.