Mijëra persona e kanë kaluar natën në Kishën e Laçit.
Kjo kishë është vendi i shenjtë më i vizituar në Shqipëri.
Mijëra besimtarë (edhe të besimeve të ndryshme) nga e gjithë Shqipëria madje edhe nga diaspora e vizitojnë këtë vend, kryesisht gjatë 13 të martave të shenjta që nisin prej muajit Mars dhe përfundojnë me 13 Qershor, pra sot.
Në zonën e veriut aq i lartë është adhurimi për Shna Nduen sa banorët bëjnë be “Për kishën e Laçit”.