Milan Radoiçiç, kreu i grupit terrorist që vranë efektivin Afrim Bunjaku në veri të Kosovës, ka dhënë dorëheqje si nënkryetar i Listës serbe në Kosovë.
Lajmin e ka konfirmuar edhe presidenti serb Aleksandër Vuçiç, i cili për meidat spanjolle ka thënë se Radoiçiç nuk dëshiron ta dëmtojë Listën Serbe.
Radoiçiç është në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës pas akuzave për bashkëpunim me krimin e organizuar. Mëngjesin e sotëm Policia e Kosovë ssë bashku me KFOR dhe EULEX kanë kryer kontrolle në pronat e tij, por pa mundur ta arrestojnë.