E konfirmon Rishi Sunak, Britania shkon në zgjedhje të parakohshme më 4 korrik

Kryeministri britanik Rishi Sunak ka njoftuar se më datë 4 korrik do të zhvillohen zgjedhje të parakohshme në Britaninë e Madhe.

Ai u shpreh krenar për punën e tij deri më tani, duke theksuar se i ka dorëzuar dorëheqjen nga posti Mbretit Charles, dhe ky i fundit e ka pranuar.

“Tani është momenti që Britania të zgjedhë të ardhmen e saj. Të vendosim nëse duam të ndërtojmë mbi përparimin që kemi bërë, ose rrezikojmë të kthehemi në fillim pa plan dhe pa siguri”- u shpreh Sunak.

Kryeministri britanik u shpreh se sfidat me të cilat është përballur partia në pushtet kanë qenë të shumta që nga pandemia Covid-19 e deri tek pushtimi i Ukrainës nga Rusia.

Sakaq, sfidë e madhe deklaroi Sunak ka qenë edhe migracioni, e cila sipas tij është përdorur si armë për të cënuar kufijtë e Britanisë.

Pak më herët, Sunak mblodhi me urgjencë kabinetin qeveritar. Për këtë arsye, Sekretari i Jashtëm i Britanisë së Madhe, David Cameron ndërpreu vizitën para kohe që kishte në Tiranë, shkruan BBC. 

Cameron ishte parashikuar të largohej nga Tirana në mbrëmje por u largua me urgjencë menjëherë pas deklaratës së përbashkët me kryeministrin Edi Rama.