E gjithë nafta shqiptare e fshehur në Ishujt Kajman, Virgin, Zvicër e Holandë

Industria nxjerrëse e naftës në Shqipëri dominohet prej pak kompanive por edhe ato janë të regjistristruara në parajsat fiskale. Kështu, kompanitë e mëdha si Bankers Petrolium, Transoil Group AG apo Shell upstream që dominojnë industrinë në Shqipërinë janë me pronarë sekretë dhe të panjohur. Në total, mbi 90 % e industrisë së naftës shqiptare ndodhet në duar të panjohur dhe me aksionerë sekret.

Të dhënat vijnë përmes një raporti të Qendrës për Transparencë dhe Informim të Lirë e cila monitoruar deklarimet e kompanive në bazë të ligjit për “Për regjistrin e pronarëve përfitues”. Kompanitë kanë detyrimin që të deklarojnë pronarët përfitues kur ka më shumë se 25 % të kuotave në kompani. Por kompanitë gjigande që shfrytëzojnë naftën shqiptare deklarohen se pronarët e tyre i kanë në offfshore, dhe nuk japin asnjë shpjegim se kush e zotëron naftën shqiptare.

Konkretisht, nga 6 kompani të shfrytëzimit të naftës, gazit dhe kërkimit në naftë e gaz, që të gjitha paraqesin pronësi indirekte; 3 prej tyre janë të regjistruar në parajsa fiskale mes të cilave pronarët e Bankers Petrolium që kanë afro 80 përqind të shfrytëzimit të rezervave të naftës.

Sipas monitorimit, Bankers Petrolium ka pronësi indirekte të regjistruar në parajsa fiskale në Ishujt Kajman. Pronarë të saj janë 7 pronarë përfitues të shoqerisë Sherëood International Petroleum Ltd ndërsa drejtohet nga një shtetas kinez.

Dy kompani të tjera janë të regjistruara përkatësisht në Hollandë dhe Zvicër; Kompania Shell Upstream pa mundësi verifikimi të pronarit përfitues ndërsa Terraoil me pronarë përfitues të verifikuar pjesërisht. Sipas raportit, 1 kompani është me pronësi indirekte, e regjistruar në Shqipëri me pronarë përfitues të identifikuar. Ndërsa kompania (Anioil&gaz) e ka të paqartë përcaktimin si pronësi direkte për sa kohë kompania shqiptare është përfaqësues i një kompanie të regjistruar në parajsa fiskale.

Shqipëria nxjerr sot minimalisht 1 milionë ton naftë në vit dhe besohet se prodhimi i naftës dhe gazit do rritet për shkak të gjetjeve të burimeve të reja. Por, deri më sot, e gjitha industria ka kontribuar shumë pak për shoqërinë. Aktualisht, përveç rentës, kompanitë e mëdha të naftës nuk kanë paguar asnjë taksë, as tatim fitimin.

Të dhënat e raportit mbi 6 kompanitë e industrisë nxjerrëse të naftës

1.Bankers Petrolium

Nipti: K43128401L Emri i Subjektit: BANKERS PETROLEUM ALBANIA LTD Administrator: Huanqin Xiao (Shtetësia:Kineze)

Pronësi: Indirekte, regjistrimi në parajsa fiskale, Ishujt Kajman, 7 pronarë përfitues te shoqerisë Sherëood International Petroleum Ltd

Sipas monitorimit, kompania ka pronësi indirekte pa mundësi identifikimi. Janë 7 pronarë sipas nipteve të regjistruar në  Ishujt Kajman.

Shtetasi kinez Huanqin Xiao, i datëlindjes mars 1964 mban pozicionin e drejtuesit më të lartë të subjektit raportues që në datën 01.08.2022.

Pronarët përfitues të shoqerisë Sherwood International Petroleum Ltd nuk janë identifikuar. Në ekstrakt janë dhënë numrat e regjistrit të pronarëve indirekt të Sherwood International Petroleum Ltd:

2. Anio Oil&Gas Sha (ish.Trans Atlantik Albania Ltd )

Nipti: K72205016P Emri i subjektit: TRANSATLANTIC ALBANIA Ltd. – Dega Shqiptare Pronar: Naim Kasa (Shtetësia:Shqiptar/e)

Pronësi: Direkte, regjistruar në parajsa fiskale ishujt Kajman (GBC Oil Compani LTD)

Sipas raportit, është e dyshimtë përcaktimi si pronësi direkte për sa kohë kompania shqiptare është përfaqësues i një kompanie të regjistruar në parajsa fiskale. Sipas Çertifikatës së Themelimit, datë 11.06.2007, të dorëzuar në QKB, TRANSATLANTIC ALBANIA LTD (Ish Stream Oil & Gas Ltd) është një shoqëri me përgjegjësi të kufizuar, e përjashtuar nga taksat, e themeluar në Ishujt Cayman si shoqëri me përgjegjësi të kufizuar, që prej datës 11.06.2007.

3. Delvina Gas Company 

Nipti: L61416039U Emri i Subjektit: Delvina Gas Company 

Pronar: Sokol Meqemeja (Shtetësia:Shqiptar/e).

Pronësia: Indirekte, regjistruar në parajsa fiskale British Virgin Islands. Është deklaruar 90% nuk njihet 10%.

Sipas statutit të shoqërisë së huaj, datë 13.01.2016, të dorëzuar në QKB, Delvina Gas Company Ltd është një shoqëri me përgjegjësi të kufizuar, e themeluar më datë 13 janar 2016 dhe që funksionon sipas ligjeve të British Virgin Islands, e regjistruar me numër regjistrimi 1903568, me seli në Jayla Place, Wickhams Cay 1, Road Town, Tortola, British Virgin Islands, me administrator Chad D. Burkhardt

4. Transoil Group AG (IEC Visoka Shp)

Nipti: L11725004I Emri i Subjektit: Terraoil Swiss Përfaqësues: Shefqet Dizdari (Shtetësia:Shqiptar/e).

Pronësia: Indirekte, e huaj regjistruar në Zvicër, Ortakët e shoqerisë janë: Peter Krempin me 31.4% të kapitalit, Shefqet Dizdari me 31.4% te kapitalit dhe 470 ortakë te vegjel me 37.2% të kapitalit ne total.

Shënim: Nuk njihen pronarët e 37.2 të biznesit (470 ortakë të vegjël)

Sipas të dhënave të Zefix- Central Business Name Index (regjistrit tregtar te Zvicres), datë 11.03.2022, dhe faqes zyrtare te shoqerise https://terraoil.swiss/, Terraoil Swiss AG (Ish Transoilgroup AG, Ish TERRAOIL SWISS INC, Ish TERRAOIL SWISS SA), një shoqëri e themeluar në 24.08.2010 dhe që funksionon sipas ligjeve të Zvicrës, me numër identifikimi në regjistrin tregtar të Zvicrës (UID) CHE-115.925.456, me seli në Industriestrasse 47, CH-6300 Zug, Zvicer, me drejtor Hans-Peter Vogt, Shefqet Dizdari, Frank Gregor Wettstein, Peter Krempin, Silvio Campestrini. Ortaket e shoqerise jane: Peter Krempin me 31.4% të kapitalit, Shefqet Dizdari me 31.4% të kapitalit dhe 470 ortake të vegjel me 37.2% të kapitalit ne total.

5. Fin Pek Petroleum 

Emri i Subjektit: FIN PEK PETROLEUM Nipti: L01410008B.

Pronësia: Indirekte e verifikueshme:

Përqindja pronësisë: 40.000% Eduart Muho, dhe pjesa tjetër Silvi Oil & Drilling me pronësi të Eduart Muho 100%.

6. Shell upstream

Nipti: L21807009I Emri i Subjektit: Shell Upstream Albania B.V 

Përfaqësues: Anthonie Marinus Frens (Shtetësia:Holandeze); Emri i Subjektit: Shell Upstream Albania B.V Nipti: L21807009I 

Pronësia; Indirekte, regjistruar në Hollandë. E pamundur arritja tek pronari përfitues individ por vetëm person juridik. Shenohet me zero në të gjitha rastet. Nuk duhej të ishte miratuar regjistrimi i pronarit përfitues sipas regjistrit të publikuar nga QKB.

Sipas te dhenave te Regjistrit Tregtar te Hollandes deri me date 11.03.2022, Shell Upstream Albania BV eshte nje shoqeri e themeluar ne daten 13.10.2011 dhe e regjistruar ne regjistrin tregtar te Hollandes ne daten 27.10.2011, e organizuar sipas ligjeve të Hollandes, me numer regjistrimi 53833317, me adrese ne Carel van Bylandtlaan 30, 2596 HR, The Haaglanden region, Arendsdorp, Hage, Hollande, me administratore Robert Deutman, Dorine Yvonne Christine Elise Marie dhe Tatiana Vladimirovna Stepanova.

Shell Upstream Albania BV eshte nje shoqeri e zoteruar nga grupi financiar ROYAL DUTCH SHELL plc, e regjistruar ne daten 25.09.2002, me numer ne regjistrin tregtar te Hollandes 34179503, me adrese te njejte ne Carel van Bylandtlaan 30, Hague, Hollande. ROYAL DUTCH SHELL plc ka ne zoterim pjeserisht ose plotesisht 159 shoqeri te tjera te regjistruara ne regjistrin tregtar te Hollandes. Shell Upstream Albania BV eshte ne nivelin e katert te struktures se grupit.. Sipas Ekstraktit Historik te Regjistrit te Pronarit Perfitues, date 26.04.2021, terhequr nga QKB ne daten 11.03.2022,

Anthonie Marinus Frens, shtetas holandez, i datelindjes 1964, mban pozicionin e drejtuesit/drejtuesve më të lartë të subjektit raportues qe ne daten 10.11.2020.