E BUJSHME/ E zbulon gazeta greke: Gjyqtarja Irena Gjoka e dënuar në Greqi për falsifikim dokumentash

 Iena Gjoka, gjyqtarja e Gjykatës së Posaçme që ka në dorë dosjen e ish-kryeministrit Sali Berisha dhe kryebashkiakut të zgjehdur të Himarës, Fredi Belerit, ka hyrë në Greqi me dokumenta false dhe është ndaluar të hyjë në zonën Shengen për 12 vite.

Kështë shkruan media greke “Ta Nea” në një artikull të botuar sot, ku akuzon gjyqtaren Irena Gjoka se i detyrohet kryeministrit Rama për pozicionin e punës që mban sot.

“Historia e Irena Shpatës, e cila që nga viti 2011 përdor mbiemrin e bashkëshortit të saj aktual (të dytë) Gjoka, dhe që sipas të dhënave ka ‘llogari të hapura me Greqinë’. Sipas dëshmive në të kaluarën Irena Shpata ishte arrestuar në Greqi për përdorimin e dokumenteve false me të cilat tentonte të tregonte se ishte me origjinë greke. Për këtë arsye, asaj iu ndalua hyrja në vendet e Shengenit për 12 vjet dhe të dhënat e saj së bashku me gjurmët e gishtërinjve u regjistruan në bazën përkatëse të të dhënave.

Më konkretisht, Irena Shpata së bashku me bashkëshortin e saj të parë që mbante mbiemrin Maneku tentuan të hynin në Greqi më 24 dhjetor 2002 nga A.T. Kakavija duke përdorur një vizë konsullore të falsifikuar për sa i përket periudhës së vlefshmërisë.

Deri atëherë, veri-pirotasit merrnin viza konsullore 100 ditë dhe shqiptarët deri në 90 ditë. Nëse dikush kishte një vizë konsullore 100 ditore, ai mund të merrte një kartë identiteti speciale të emigrantit (EDTO) në Greqi. Ajo kishte falsifikuar kohëzgjatjen e vlefshmërisë së vizës konsullore për të dalë se ishte 100 ditë, duke u përpjekur të tregonte se gjoja ishte nga Vorio-Epiri. Së bashku me bashkëshortin e saj në atë kohë, ata apeluan në një gjykatë administrative në Greqi. Kërkesa e tyre u refuzua”, thuhet në median greke.

Më pas artikulli vijon me futjen e saj në Gjykatën e Posaçme, ku emërimet miratoheshin nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit (OMN), i cili përbëhej nga të huaj.

“Ky komitet konstatoi se Irena Shpata-Gjoka kishte kryer falsifikim dhe gjithashtu kishte problem me të dhe e pushoi nga puna.

Më pas, megjithatë, ajo u kthye, pas ankimimit ndaj vendimit të Komitetit Ndërkombëtar të Provimeve dhe pasi komisioni i pavarur i vlerësimit të kualifikimeve (që është shqiptar) e pranoi atë, duke konsideruar se gjithçka është në rregull”, thuhet më tej.

“Nisur nga ky zhvillim Irena Shpata-Gjoka është – sipas shumë ndjekësve të çështjes – e kontrolluar nga Rama pasi i detyrohet mirënjohje që e vendosi në këtë pozicion pavarësisht falsifikimit. Në të njëjtën kohë, sipas të njëjtave burime, mund të thuhet se ajo është e njëanshme dhe negative ndaj Greqisë dhe kryebashkiakut minoritar Beleri” përfundon artikulli.