Dyshohet se i ngacmonte gruan, zbardhen detaje nga vrasja e Egli Pashollarit! Autori ende në arrati

Detaje të reja janë mësuar nga ngjarja e rëndë që u regjistrua dje në Tiranë ku mbeti I vrarë me thikë 31 vjecari Egli Pashollari.

Policia ka identifikuar autorin, Gazment Bucpapa dhe po punon për kapjen e tij. Ndërkohë janë zbuluar edhe motivet e këtij krimi të rëndë.

Viktima dyshohet se i ngacmonte gruan Bucpapës. Ajo mësohet se punonte në një market shumë prane vendit të ngjarjes dhe i kishte shprehur bashkëhortit të saj shqetësimin në lidhje me ngacmimet e 31 vjecarit.

Gruaja e autorit është marrë në pyetje dhe ka deklaruar se viktima e ngacmonte vazhdimisht dhe nuk e linte rehat. Në pyetje janë marrë edhe prindërit e autorit, të cilët kanë dhënë të njëjtin version si gruaja.

Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi ditën e djeshme në rrugën “Kongresi i Lushnjës”, ku Pashollari u sulmua me thikë pasi doli nga makina e tij. Pashollarit i është dhënë ndihma e parë pranë një lokali dhe direkt me makinën e tij e kanë nisur drejt spitalit nga disa persona të tjerë, por nuk arriti që tu mbijetojë plagëve të marra.