Një 36-vjeçar, i identifikuar si Zamir Meta, baba i shtatë fëmijëve është arrestuar pasi vajza 12-vjeçare e ka denoncuar se e ka përdhunuar sistematikisht.
Mediat raportojnë se ngjarja e rëndë dyshohet se ka ndodhur në fshatin Sheqishte të Fierit.
Familja Meta kishte rreth dy vjet që ishte kthyer nga Gjermania. Meta është me origjinë nga fshati Fratar.
Juela Meta, e ëma e vajzës kërkoi ndëshkim nga drejtësia dhe bëri thirrje që institucionet shtetërore t’i dalin në ndihmë
“Të marrë dënimin e merituar, por shteti të më ndihmojë se jam mes katër rrugëve me fëmijët”, tha ajo.