Dyshohet se abuzoi seksualisht me vajzën e mitur të partneres për 7 vite, lihet në burg shqiptari

Një ngjarje e rëndë u bë publike pak ditë më parë në Greqi ku 56-vjeçari shqiptar Kozma Dhimitër Papa akuzohet se ka përdhunuar vajzën 15-vjeçare të partneres së tij, prej 7 vitesh.

Shqiptari është lënë në burg dhe para hetuesve ku ka përkuar falje ka pretenduar se e kishte takuar të miturën pasi ajo kishte mbushur moshën 15 vjeç dhe me pëlqimin e saj.

Akuzat për të cilat 56-vjeçari u deklarua fajtor sot janë përdhunim, abuzim me fëmijët dhe pornografi.

Sipas denoncimit të të miturës, hera e fundit që 56-vjeçari ka abuzuar seksualisht me të ka qenë pak ditë para zbardhjes së rastit. E mitura dyshohet se ia ka besuar makthin që po jetonte një shoqeje, e cila e ka bindur të denoncojë në polici.

Sipas informacioneve, ai e kishte detyruar që t’i dërgonte foto intime të saj.

E mitura është shprehur se kishte frikë ta denonconte pasi shqetësohej për sigurinë e saj dhe të mamasë.