Dy drejtues automjetesh janë përfshirë në një sherr fizik mes tyre.
Sipas policisë, njëri prej tyre ka marrë lëndime me mjete të forta.
Ai është dërguar në spital dhe aktualisht sipas mjekëve ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia gjatë këqyrjes në vendin e ngjarjes ka gjetur dhe sekuestruar një gëzhojë, ndërsa dyshohet se njëri prej drejtuesve të mjetit ka qëlluar në ajër.
Aktualisht po punonhet për idetifikimin dhe kapjen e drejtuesit të mjetit, i cili është përfshirë në konflikt.
Njoftimi i Policisë:
Në Kamëz, dyshohet se për motive të dobëta janë përfshirë në konflikt dy drejtues automjetesh. Si pasojë është dëmtuar dyshohet me sende të forta shtetasi R. V., rreth 38 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Gjatë këqyrjes së vendngjarjes, është gjetur e sekuestruar një gëzhojë. Punohet për identifikimin, kapjen e drejtuesit të automjetit tjetër të përfshirë në konflikt. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.