Drejtori i komanduar i burgut të Durrësit pëson hemorragji cerebrale, shtrohet në QSUT

Drejtori i komanduar i Burgut të Durrësit, Edmond Llabani, ka pësuar hemorragji cerebrale dhe ndodhet i shtruar në QSUT.

Llabani u komandua në krye të IEVP Durrës, pas shkarkimit dhe më pas arrestimit të Indrit Cërloj pak ditë më parë, pas arratisjes së të paraburgosurit Altin Ndoci nga spitali i Durrësit, ku kishte shuar për një kontroll mjekësor.

Përveç Cërlojit u arrestuan edhe punonjës të tjerë të burgut dhe spitalit.

Burime bëjnë me dije se në QSUT ndodhet edhe Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Klevis Qose, i cili po ndjek nga afër gjendjen shëndetësore të Llabanit.

Sa i takon Altin Ndocit, ai ende vijon të jetë në arrati.