SPAK ka dhënë pretencën për dosjen “Revanshi” duke kërkuar 98 vite e 6 muaj për 7 të pandehur, ndaj të cilëve rëndojnë disa akuza, përfshirë: tentativë për vrasje, sigurim kushtesh, kultivim të lëndëve narkotike.
Si pasojë e gjykimit të shkurtuar, dënimi total ulet në 65 vite e 8 muaj.
Konkretisht SPAK ka kërkuar për:
Aldo Avdyli – 10 vite burg, që me gjykim të shkurtuar reduktohen në 6 vite e 8 muaj burg.
Edson Jozwik – 15 vite burg, që me gjykim të shkurtuar reduktohen në 10 vite burg.
Oltion Zefi – 20 vite burg, që me gjykim të shkurtuar reduktohen në 13 vite e 4 muaj burg.
Henerigert Mitri – 9 vite burg, që me gjykim të shkurtuar reduktohen në 6 vite burg.
Altin Morina – 13 vite e 6 muaj burg, që me gjykim të shkurtuar reduktohen në 9 vite burg.
Jozi Kraja – 10 vite burg, që me gjykim të shkurtuar reduktohen në 6 vite e 8 muaj burg.
Durim Bami – 21 vite burg, që me gjykim të shkurtuar reduktohen në 14 vite burg.
Pas paraqitjes së pretencës nga prokuroria, pritet që mbrojtja e të pandehurve të paraqesë konkluzionet e saj përpara se gjykata të tërhiqet për vendim.