Dosja “Partizani”/ Mbahet sot seanca paraprake për Sali Berishën

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është paraqitur në SPAK në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje” në lidhje me privatizimin e ish-kompleksit sportiv “Partizani”.

Ndërkohë, në orën 11:30 minuta do të zhvillohet edhe seanca paraprake në GJKKO për kalimin ose jo të dosjes për gjykim.

Në paraqitjen e fundit në SPAK, Berisha sulmoi gjyqtaren e hetimit paraprak Irena Gjoka.

Ai publikoi një dokument, i cili sipas tij dëshmonte se Irena Gjoka ishte dënuar në vitin 2005 në Greqi për falsifikim dokumentesh udhëtimi.