Dosja “Partizani”, Berisha sfidon Ramën: Të vijë në gjykatë të ballafaqohemi

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ishte këtë të hënë në SPAK për të zbatuar masën “detyrim paraqitje” lidhur me hetimet për privatizimin e ish-kompleksit “Partizani”.

I pyetur nga gazetarët nëse gjykata pranon që kryeministri Rama të jetë dëshmitar dhe nëse kryedemokrati do jetë i pranishëm në seancë, Berisha tha se kryeministri është autor i ndryshimit të dosjes dhe se nuk e ka aspak problem të ballafaqohet me të.

Edi Rama le të vijë po të dojë, të jetë me kamera të dalim të ballafaqohemi“- u shpreh mes të tjerash Berisha para gazetarëve.

“Pasi dhe lejen e ndërtimit, e anulove kur more vesh se ishte Jamarbër Malltezi. Pse e anulove? Dhe tjetra përse nuk zbatove vendimin e gjykatës, por gjobite bashkinë me 300 mijë euro. Tani do vendosë gjykata nëse do e thërrasë apo jo Ramën që është autor i ndryshimit të destinacionit në të gjitha raste dhe cdo cm katror të atij trualli. Po më thirri gjykata do shkoj me kënaqësi…E merrni vesh si do ta bëj Edi Ramën aty unë. Edi Rama le të vijë po të dojë, të jetë me kamera të dalim të ballafaqohemi. Por ai nuk vjen…këta i ka si ushtar. Mua nuk më kanë thirrur se po të më thërrasin shkoj, nuk e kam asnjë problem”, tha më tej ai.