Dosja ndaj Ilir Metës, Irena Gjoka caktohet gjyqtare për seancën paraprake në GJKKO

Irena Gjoka është zgjedhur si gjyqtare për seancën paraprake të dosjes së ish-Presidentit të vendit Ilir Meta, i cili akuzohet për tre vepra penale: korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie.

Gjoka ka qenë më herët gjyqtare edhe dosjen e privatizimit të ish-kompleksit Partizani, pjesë e së cilës është ish-kryeministri Sali Berisha, i akuzuar për korrupsion.

Me datë 29 gusht, SPAK mbylli hetimet për dosjen “Meta” duke e dërguar në GJKKO.

SPAK njoftoi zyrtarisht se ndaj Metës dhe Kryemadhit rëndojnë akuzat e korrupsionit, pastrimit të parave dhe fshehjes së pasurisë.

Pjesë e kësaj dosje janë edhe Pirro Xhixho, i akuzuar për korrupsion, Fatime Kryemadhi dhe Ema Çoku, të dyja të akuzuara për pastrim parash.

Hetimet e SPAK zbuluan se ish-çifti i bashkëshortëve, Monika Kryemadhi dhe Ilir Meta duke shfrytëzuar pushtetin dhe influencën politike kanë favorizuar biznese të caktuara kundrejt përfitimeve monetare.