Dosja “Balluku”, SPAK sekuestron pasuri të reja në Palasë! Rëndohen pozitat e ish-zv.kryeministres

SPAK ka sekuestruar pasuri të reja, të cilat dyshohen se zotërohen nga ish-zv.ministrja Belinda Balluku.

Burime për gazetaren Klodiana Lala bëjnë me dije se pasuritë e sekuestruara janë në zonën e Palasës.

Ndërkoheë pozita e ish-numrit dy të qeverisë është rënduar pasi ajo është nën hetim për korrupsion dhe pastrim parash.

Belinda Balluku është e pandehur për çështjen e tenderit të tunelit të Llogarasë dhe Unazën e Madhe në Tiranë, projekte që kapin vlera prej qindra miliona eurosh.

Ndaj saj janë në fuqi dy masa sigurie: ndalim i daljes jashtë vendit dhe pezullim nga ushtrimi i funksioneve publike.

Në kushtet kur hetimet kanë hyrë në një fazë të re dhe më intensive, nuk dihet nëse SPAK do të rikthehet me një kërkesë të re për arrestimin e ish-numrit dy të qeverisë.