Dosja “Balluku”, GJKKO lejon SPAK për zbërthimin e telefonave dhe pajisjeve të tjera të sekuestruara

Gjykata e Posaçme i ka dhënë “dritën jeshile” Prokurorisë së Posaçme për të kqyrur telefonat apo pajisjet e tjera, të cilayt janë sekuestruar në lidhje me hetimet që po bëhen ndaj ish-zv.kryeministres Belinda Balluku.

Mësohet se prokurorët e SPAK i janë drejtuar me një kërkesë GJKKO për të bërë të mundur zbërthimin e të gjitha pajisjeve që u janë sekuestruar personave që janë pjesë e dosjes “Balluku”, mes tyre ish-kreut të Autoritetit Rrugor Shqiptar, Gentian Gjyli dhe ish- administratori i KESH Erald Elezi, por edhe të atyre në dijeni në mesin e të cilëve janë edhe disa biznesmenë.

Kërkesa e SPAK për të marrë leje për zbërthimin e këtyre pajisjeve vjen pas një vendimi të Gjykatës Kushtetuese, ndërsa më herët kjo proceduarë bëhej pa mirartimin e gjykatës.

Belinda Balluku është marrë zyrtarisht e pandehur, në 31 tetor 2025 dhe akuzohet nga Prokuroria e Posaçme për “shkeljen e barazisë në tendera e ankande publikë” e kryer në bashkëpunim, në procedurën për ndërtimin e Tunelit të Llogarasë dhe të Unazës së Madhe. Këto dy afera i kanë kushtuar buxhetit të shtetit qindra miliona euro.

Ndërkohë, SPAK ka nisur edhe një hetim pasuror ndaj ish-zv.kryeministres. SPAK ka adresuar disa shkresa në bankat e nivelit të dytë në Shqipëri për të kërkuar informacione mbi pasurinë e Ballukut, ndërkohë që kanë kërkuar të dhëna edhe në ILDKPI dhe disa institucione të tjera. Gjithashtu një hetim ka nisur edhe për kompanitë që kanë bashkëpunuar me ish-ministren.