Dosja ‘5D’/ SPAK ngre akuzat zyrtare ndaj ish drejtorëve të bashkisë Tiranë, Mariglen Qato, Redi Molla e Taulant Tusha

Prokuroria e Posaçme iu ka komunikuar akuzat ish drejtorëve të bashkisë së Toranës të përfshirë në dosjen 5D.

Burime bëjnë më dije se Mariglen Qatos, Redi Mollës dhe Taulant Tushës  është ngritur akuza zyrtare  për veprat penale korrupsion pasiv dhe mosdeklarim pasurie.

Komunikimi i akuzave ka ardhur për shkak të afateve për mos parashkrimin e veprës penale të mosdeklarimit të pasurisë për shkak të afateve kohore kur dyshohet të jetë kryer.

Hetimet  nuk kanë përfunduar pasi Spak po vijon me mbledhjen e fakteve dhe provave nga SPAK.