Donald Trump betohet si presidenti i 47-të i SHBA

Republikani Donald Trump është betuar si president i 47-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ai u betua se “do të ruajë dhe mbrojë” Kushtetutën e SHBA-së.

“Betohem solemnisht se do të shërbej me besnikëri në Zyrën e Presidentit të Shteteve të Bashkuara dhe do ta bëj më të mirën për të ruajtur dhe mbrojtur Kushtetutën e Shteteve të Bashkuara”, tha Trump.

Pas betimit, Donald Trump mbajti fjalën para të ftuarëve në ceremoninë e inaugurimit si president i SHBA.

“Epoka e artë e Amerikës fillon tani. Nga kjo ditë vendi ynë do të lulëzojë dhe do të respektohet në të gjithë botën. Do të jemi zilia e cdo vendi dhe nuk do të lejojmë që të merremi të mirëqenë më. Unë do të vendos Amerikën të parën. Sovraniteti ynë do të rithirret, siguria do të rivendoset, drejtësia do të ribalancohet. Armatimi i padrejtë i sistemit të drejtësisë do të përfundojë. Prioriteti kryesor është të krijojmë një komb krenar me prosperitet dhe i lirë. Amerika shumë shpejt do të jetë më e jashtëzakonshme dhe më e fortë se kurrë më parë. Amerika ka shansin që të marrë cdo opoturnitet si kurrë më parë, pro duhet të jemi të sinqertë për sfidat”, tha ai.

Po ashtu, është betuar edhe zëvendëspresidenti i ri i Shteteve të Bashkuara, JD, Vance.