Sot bëhen 1 vit nga momenti kur Donald Trump bëri betimin dhe mori detyrën si President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Ambasada amerikane në Tiranë ka postuar mesazhin e Sekretarit të Shtetit, Marco Rubio, i cili thotë se në vetëm një vit, Presidenti Trump ka rikthyer sovranitetin amerikan duke ndjekur me guxim paqen përmes forcës.
Sipas Rubios, falë udhëheqjes së Trump, aleatët e respektojnë SHBA-në, ndërsa kundërshtarët i frikësohen, teksa shton se populli amerikan vihet në radhë të parë.
“Në vetëm një vit, Presidenti Trump ka rikthyer sovranitetin amerikan duke ndjekur me guxim paqen përmes forcës. Falë udhëheqjes së tij vendimtare, aleatët tanë na respektojnë, kundërshtarët tanë na frikësohen, dhe populli amerikan vihet në radhë të parë. Premtime të bëra, premtime të mbajtura.” – Sekretari i Shtetit Marco Rubio