Dokumenti, Shqipëria i ka premtuar BE të ndalë patronazhistët dhe tregojë donatorët e partive për zgjedhjet e 2025

Përkundrejt deklaratave dhe debateve politike, Qeveria është angazhuar para Bashkimit Europian për të realizuar disa ndryshime thelbësore që kanë të bëjnë me procesin e zgjedhjeve.

Përmes një dokumenti që quhet “Udhërrëfyesi për Funksionimin e Institucioneve Demokratike ” të firmosur nga kryeministri Edi Rama, i cili paraqet masa që parashikohen të merren në kuadër të procesit të adresimit të gjetjeve të paraqitura nga Komisioni Evropian në raportin e shqyrtimit (screening report) për Shqipërinë për sa i përket Kriterit Politik, duhen ndryshime në Kodin Zgjedhor për adresimin e disa problematikave të mbajtura.

Me pak fjalë, Bashkimi Europian kërkon që Shqipëria të garantojë një proces të ndershëm zgjedhor dhe për këtë duhet të garantojë të dhënat personale të qytetarëve shqiptarë që të mos përdoren nga asnjë rrjet patronazhistësh, të ketë administratë zgjedhore të depolitizuar, votën e emigrantëve, sa më shumë qasje ndaj teknologjisë, financim transparent të partive dhe një qasje më të drejtë në media.

Kjo do të thotë që Shqipëria e ka detyrim që këto çështje konktrete ti adresojë tek reforma zgjedhore por që deri tani asnjë palë politike nuk i ka pjesë në agjendën e vetë të diskutimeve.

Zgjedhjet e lira

Dokumenti politik i udhërrëfyesit me BE kërkon nga Shqipëria që brenda vitit 2024 të garantojë;

–           Zbatimin e parimit të mundësive të barabarta dhe trajtimit të barabartë para ligjit dhe profesionalizmit të administratës zgjedhore. Sigurimi i depolitizimit të komisioneve zgjedhore të niveleve më të ulëta;

–           Votimi i shtetasve shqiptarë me vendbanim të përhershëm jashtë territorit;

–           Akuzat për blerje të votave dhe keqpërdorimin e administratës qëndrore  dhe vendore deri në fund të vitit 2024.

Gjithashtu, aktet nënligjore detyruese në përputhje me legjislacionin parësor do të miratohen në kohën e duhur brenda vitit 2025.

Shqipëria ka rënë dakord që të ketë rritje e kapaciteteve dhe burimeve të KQZ-së për të përballuar nevojat për të siguruar mbarëvajtjen e duhur të zgjedhjeve në përputhje me legjislacionin e miratuar brenda vitit 2024, duke përfshirë, ndër të tjera, monitorimin e përdorimit përpara zgjedhjeve. të burimeve shtetërore.

Të tjera kërkesa janë:

  • Dixhitalizimi i proceseve të administratës zgjedhore dhe mundësimi i votimit elektronik në një shkallë më të gjerë për të siguruar transparencë dhe kontroll më të madh publik mbi zgjedhjet brenda vitit 2025
  • Zbatimi në kohë i programeve të edukimit të zgjedhësve të përshtatura për kategori të ndryshme votuesish, duke përfshirë programe të edukimit personal të votuesve për romët, egjiptianët, pakicat e tjera kombëtare dhe personat me aftësi të kufizuara gjatë çdo cikli zgjedhor duke filluar nga viti 2025.
  • Autoritetet vendore sigurojnë që të gjithë votuesit të informohen në kohën rreth vendit dhe kohës për shqyrtimin e listës së zgjedhësve dhe vendndodhjes së qendrave të tyre  të votimit gjatë çdo cikli zgjedhor duke filluar nga viti 2025.
  • Masat administrative parandaluese janë marrë për të siguruar të dhënat personale të qytetarëve të siguruara në mënyrë të plotë si nga administrata zgjedhore ashtu edhe nga partitë politike në çdo cikël zgjedhor duke filluar nga zgjedhjet e vitit 2025.

Financimi i partive

Në lidhje me financimin e partive, Shqipëria ka rënë dakord në dokumentin e darkotësuar me BE-në se duhet të ketë kritere të tjera në lidhje me financimin public dhe privat të partive politike. Konkretisht duhet të ketë rregulla për donacionet private dhe shpenzimet e lidhura me fushatat zgjedhore; transparenca e llogarive; mekanizmat e mbikëqyrjes dhe monitorimit të pavarur, duke përfshirë sanksione domethënëse efektive, proporcionale dhe bindëse për shkeljet.

Për këtë është kërkuar rritja e kapaciteteve njerëzore dhe financiare të KQZ-së për të zbatuar në mënyrë efektive kërkesat ligjore në lidhje me mbikëqyrjen dhe monitorimin e financave të fushatës brenda vitit 2025.

Auditimi mbi financimin e partive politike duhet të përmes krijimit të portalit të financimit forcohet ndjeshëm brenda vitit 2025 dhe për çdo shkelje duhen sanksione të forta për partitë.

Qasje e drejtë në media

Në të njëjtin document, është rëndë dakord për ndryhsime në Kodin Zgjedhor përsa i përket qasjes në media të partive politike, për të garantuar mundësi të barabarta për të gjitha palët konkurruese për të pasur qasje në media, përfshirë hapësirën reklamuese dhe adresimin e mbulimit të fushatës mediatike me materiale të gatshëm të ofruar nga partitë, duke përfshirë monitorimin e mediave sociale të miratuar brenda vitit 2024, pas një procesi konsultimi publik.