Lëvizja Bashkë me anë të aktivistit Kristjan Zoto ka publikuar ditën e sotme një dokument dhe ka akuzuar Adriatk Lapajn, kryetarin e “Shqipëria Bëhet”, se ka qenë ndërmjetësues në marrëveshjen për ndërtimin e një kompleksi turistik në Gjirin e Krorëzës.
Në dokumentin e publikuar, shihet se si ndërmjetësues ka firmosur edhe Lapaj, teksa Zoto thotë se kompania TDT& PARTNERS është një kompani e përfshirë në projekte të mëdha ndërtimi në disa nga zonat më të bukura dhe të paprekura të bregdetit shqiptar, përfshirë Gjirin e Krorezës dhe Kalanë e Lëkursit.
Sipas tij, kjo kompani lidhet drejtpërdrejt me Dajlan Avdiajn, një nga ndërtuesit më të fuqishëm në vend, i cili ka përfituar qindra milionë euro nga statusi i “investitorit strategjik” për projekte luksoze në bregdetin e jugut, i cili qëndron edhe pas ndërtimit të tre kullave në Tiranë, përfshirë kullën pranë Sahatit, si dhe dy të tjera në zonën e Bllokut dhe pas Presidencës.
Zoto i kërkon Lapajt të sqarojë rolin e tij në këtë marrëveshje, ndërsa në një postim të mëvonshëm thotë se Lapaj justifikohet për paratë e marra nga bandat me pretendimin se ëhstë avokat.
Kjo nuk ëhstë hera eparë që Adriatk Lapaj akuzohet se financohet nga bandat, pasi pak javë më parë kreu i Partisë Mundësia, Agorn Shehaj, nxori dokumentin ku tregohej se Lapaj kishte marrë 40 milionë lekë nga një kompani nën hetim nga SPAK.
Postimi i Kristjan Zoto:
Adriatik Lapaj, a është i vërtetë ky dokument ku figuron firma juaj si ndërmjetësues për marrëveshjen e ndërtimit të një kompleksi turistik në Gjirin e Krorëzës?
TDT & PARTNERS është një kompani e përfshirë në projekte të mëdha ndërtimi në disa nga zonat më të bukura dhe të paprekura të bregdetit shqiptar, përfshirë Gjirin e Krorezës dhe Kalanë e Lëkursit. Kjo kompani lidhet drejtpërdrejt me Dajlan Avdian (ish-pronarin e “APEX”), një nga ndërtuesit më të fuqishëm në vend, i cili ka përfituar qindra milionë euro nga statusi i “investitorit strategjik” për projekte luksoze në bregdetin e jugut. Përveç kësaj, ai është pas ndërtimit të tre kullave në Tiranë, përfshirë kullën pranë Sahatit, si dhe dy të tjera në zonën e Bllokut dhe pas Presidencës.
A mund të sqaroni publikisht rolin tuaj në këtë marrëveshje?
