Eshtë publikuar një pjesë e dokumentit të SPAK që tregon udhëtimet e paguara nga biznesmenët Zoto e Mërtiri për Arben Ahmetajn dhe familjarë apo të afërm të tij. Në dokument shihet edhe emri i ministrit Damian Gjiknuri, në 2 shkurt të vitit 2014. Ndërkohë ky i fundit mohoi disa ditë më parë që hoteli t’i jetë paguar nga biznesmenët në fjalë.
Ajo që bien në sy është se në shumicën e rasteve Ahmetaj ka udhëtuar së bashku me bashkëjetuesen Erjola Hoxha dhe të dyve u janë paguar hotelet në Monako, Milano, Vjenë etj. Bie në sy edhe që hotelet janë të gjithë shumë luksozë.
Sipas dokumentit, në harkun kohor të 4 viteve është vërtetuar nga SPAK, se Ahmetajt i janë paguar vetë, fluturime dhe qëndrime në hotele rreth 35 mijë euro.
Në dosjen e SPAK provohen dhjetëra komunikime ndërmjet deputetit socialist dhe biznesmenëve të inceneratorëve. I pyetur nga SPAK vetë Ahmetaj ka pretenduar se me Mërtirin dhe Zoton ka pasur komunikime, por jo periodike, ndërkohë që Prokuroria e Posaçme ka siguruar biseda të vazhdueshme mes tyre, dhe madje pamje filmike ku shihen duke konsumuar darkë në shoqërinë e njëri tjetrit.
SPAK ka bërë edhe një hetim në lidhje me veprimet e Ahmetajt si biznesmen i një shoqërie telekomunikacioni në fillim të viteve 2000 të cilën e ka shitur përmes disa transaksioneve, pak kohë përpara se të futej në politikë. Shumica e komunikimeve me Klodian Mërtirin datojnë në vitin 2012, kur ende projekti i inceneratorëve ka qenë një ide futuriste, për shkak se socialistët gjendeshin ende në opozitë.
Këto komunikime janë siguruar përmes një telefoni të vjetër që është gjetur në banesën e ish-gruas së Ahmetajt, i cili i përkiste pikërisht deputetit socialist. Njohja e Ahmetajt me Mërtitin ka nisur në vitin 2008