Gjykata e Korçës ka lënë në burg 45 vjeçarin Bledar Trëndafili, i cili dogji me benzinë gruan e tij, Melisa Trëndafili.
Gjatë seancës të mbajtur sot, 45 vjeçari ka shprehur pendesë për aktin e rëndë dhe ka shpërthyer në lot, ndërsa shprehet se ka qenë në gjendje të rënduar psikologjike
Ai pretendon se gruaja e tij e tradhëtonte, dhe nuk e linte që të shikonte fëmijët.
“E di që kam bërë gabim, me bëni çfarë të doni. Nuk doja ta lëndoja, isha i rënduar. Nuk më lindte të shikoja fëmijët” mesohet të ketë thënë 45 vjeçari në sallën e gjyqit.
Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi më 31 Gusht pranë banesës ku gruaja jetonte me dy fëmijët e saj. Pasi e dogji me benzinë, Bledar Trëndafili u larguar ndërsa u arrestua dy ditë më parë.