“Do e publikoj”, akuza e fortë e Berishës për Spiropalin: Rama do e bënte ministre të Jashtme, por i dolën videot kur takohej me Bajrajt dhe Gjokën

Ish-kryeministri Sali Berisha pas përfundimit të seancës plenare në Parlament ka hedhur akuza të forta ndaj ministres për Parlamentin, Elisa Spiropalit.

Ai u shpreh se Rama e kishte projektuar Spiropalin si ministre të Jashtme në vend të Olta Xhaçkës, pornë momentet e fundit ka dalë një video që e ka bërë Ramën të tërhiqet. Sipas tij, në video shfaqet Spiropali duke bërë mbledhje me anëtarë të grupit Bajri, Pëllumb Gjokën dhe anëtarë të tjerë të bandave të Shkodrës.

“Largohet Xhaçka, e cila pasi bëri burrin investitor strategjik, u vërsul e papërmbajtur drejt pronave të ushtrisë dhe nuk ka lënë gjobë pa vjedhur me klanin e saj.

Ajo zëvendësohet me një diplomat i cili bën një gabim fatal të jetës së tij pasi ishte zgjidhja e minutës së fundit. Përgatitjet për të zënë vendin e ministrit të jashtëm i kishte bërë Spiropali.

Por një video që doli në fundit ku Spiropali bënte mbledhje me Bajrajt dhe Gjokën dhe bandat e tjera të Shkodrës në një hotel afër Shkodrës, detyroi Ramën të anulonte. Sa të më bjerë në dorë ajo video do ta bëjë publike”, u shpreh Berisha ndër të tjera.