Dje doli nga burgu pasi përfitoi nga Amnistia, i riu kryen një tjetër vjedhje sapo lë qelinë, shpallet në kërkim

Ardian Isufi, ishte mes qindra të dënuarve që përfitoi nga Amnistia Penale dhe ditën e djeshme doli nga qelia. Ai ishte dënuar për vjedhje, zakon që nuk e ka harruar dhe menjëherë pasi doli nga burgu e bëri sërish.

Sipas informacioneve nga policia, ai ka vjedhur një mjet “Ford Fiesta” në Korçë, i cili ka qenë i ndezur në parkim afër lagjes 18 të qytetit.

Isufi ka hyrë në mjetin e parkuar dhe është larguar me shpejtësi në drejtim të Pogradecit, ku policisë nuk i ka ngelur gjë tjetër ku pas denoncimit të pronarit të mjetit të bëjë këqyrjen e kamerave të sigurisë në interenarin që është menduar se ka kaluar i riu.

Kamerat e sigurisë kanë kapur momentin kur autori kalon me mjetin e vjedhur në aksin Korçë-Pogradec. Ai tashmë është shpallur në kërkim dhe policia po punon për kapjen e tij.