Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta në një konferencë për mediat ka dhënë detaje mbi arsyet që e çuan drejt divorcit me bashkëshorten e tij, Monika Kryemadhe, deputete e PL.
Meta tha se vendimi për divorcin ka qenë më i vështiri në jetën e tij dhe se nuk po ndahet për arsye të një gruaje tjetër.
Sipas Metës, marrëdhënia e tyre pësoi një kriste të fortë nga momenti kur Kryemadhi dhe deputetet e tjerë të LSI, vendosën për djegien e mandateve në vitin 2019.
Meta la të kuptohej se qëndrimet e Monika Kryemadhi, kanë dëmtuar kauzat e Partise së Lirisë, duke marrë edhe vendimin për ndarje, që nuk ka qenë as i rastësishëm dhe as i çastit.
“Ju jeni njohur me vendimin tim për divorcin. Ky vendim ka qenë më i vështiri në jetën time por është objektiv. Dhe nuk është as i rastësishëm dhe as i castit. Është i motivuar nga ndarje të të papajtueeshme që lidhen me kauza të mëdha që unë mbroj dhe që janë jetike për shqiptarët sot dhe përgjithmonë. Marrëdhëniet tona kanë pësuar një krisje të fortë që nga vendimi I saj si kryetare e LSI-së për djegien e 19 mandateve që u morën me shumë sakrifica dhe me gjak.
Qëndrimet e saj në kah të kundërt me kauzat që unë mbroj duhet të merrnin fund dhe vendimi ynë i jep fund çdo vendimi të panevojshëm, mirëkuptoj çdo reagim të gjithkujt dhe përgjegjësitë e mia lidhen me qindra njerëz.
Vendimet e mia i shërbejne përmbushjes së kauzave të mëdha, ky vendim nuk lidhet me raportin me të si grua dhe nënë e 3 fëmijëve tanë. Nuk po ndahem me një grua për një grua tjetër, por për të përmbushur kauzat. U kërkoj ndjesë 3 fëmijëve të mi të mrekullueshëm për shqetësime. I kërkoj ndjesë prindërve dhe të afërme më kanë edukuar me ndjenjën e detyrës. E mora këtë vendim për të shkuar deri në fund betejës me mafien që shantazhin e ka natyrën më të egër dhe të ndyrë.