“Dhuratë e popullit turk”, inaugurohet pas 5 vitesh Xhamia e Namazgjasë

Është inauguruar pasditën e kësaj të enjteje, Xhamia e Namazgjasë, më e madhja në Ballkan. Të pranishëm në ceremoninë e inaugurimit ishte presidenti turk Rexhep Taip Erdgon dhe kryeministri Edi Rama, të shoqëruar me bashkëshortet e tyre.

Të shumtë ishin edhe besimtarët myslimanë të pranishëm në inagurimin pas shumë vitesh të kësaj xhamie, që ka një kapacitet për 5 mijë besimtarë dhe është një financim i qeverisë turke.  

Gjatë konferencës së përbashkët për media me kryeministrin Rama, Erdogan u shpreh se xhamia është një dhuratë nga Turqia për motrat dhe vëllezërit myslimanë në Shqipëri.

Xhamia e Namazgjasë do të hapë dyert për besimtarët myslimanë, 5 vite pas përfundimit të punimeve. Ndërtimi i Xhamisë së Madhe nisi në vitin 2015 mbi truallin e njohur si Namazgjah në zemër të Tiranës, me mbështetjen financiare të Drejtorisë për Çështjet Fetare në Turqi, Diyanet. Punimet pothuajse përfunduan në vitin 2019, por hapja e xhamisë u mbaj pezull edhe për pesë vjet të tjera.