Kujtim Cakrani, avokati i ish-Presidentit Ilir Meta, është dhunuar ditën e sotme në një pikë karburanti në Vlorë.
Bëhet me dije se ai është konfliktuar me disa persona për arsye që nuk janë ende të ditura.
Ai është goditur në fytyrë me derën e një automjeti, duke pësuar dëmtime të shumta. Avokati është nisur menjëherë drejt spitalit, ku po merr ndihmën mjekësore.
Ende nuk dihen autorët e ngjarjes, teksa policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të dhunimit të avokatit Cakrani.