Dhunohet avokati i Sali Berishës, persona të panjohur e rrahin me levë në ish Bllok

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në zonën e ish Bllokut në Tiranë.

Sokol Mëngjesi, avokati i ish-kryeministrit Sali Berisha është goditur me grushte dhe me levë.

Ai është dhunuar nga persona ende të paidentifikuar.

Avokati po merr ndihmë mjekësore në spital.

Njoftim paraprak i Policisë së Shtetit

Sot, rreth orës 08:50, në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, persona ende të paidentifikuar kanë goditur shtetasin S. M., me profesion avokat.

I dëmtuari është dërguar menjëherë në spital për dhënien e ndihmës mjekësore dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Gjendja e tij shëndetësore është e stabilizuar.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë dhe strukturat e Policisë së Shtetit janë angazhuar për identifikimin dhe kapjen e autorëve.