Dhoma e Përmbaruesve nxjerr shifrat e frikshme, 62 milionë euro e qindra apartamente iu zhvatën shqiptarëve nga mikrokreditë

Skandali i mikrokredive po zgjerohet me të dhënat e reja që po dalin në publik ndërsa dosja me të dyshuar edhe guvernatorin e Bankës së Shqipërisë ndodhet në SPAK, e cila ka nisur hetimet.

Ndërkohë Dhoma e Përmbaruesve ka publikuar sot shifrat e frikshme ku dalin në pah se janë 62 milionë euro dhe qindra apartamente që iu jane zhvatur shqiptarëve përmes mikrokredive.

Përmes një shkrese zyrtare drejtuar SPAK, kryeministrit Edi Rama dhe Ministrit të Drejtësisë Ulsi Manja, Dhoma Kombëtare e Përmbaruesve Gjyqësorë Privatë, nënvizon se ka denoncuar ndër vite skemën kriminale të mashtrimit masiv financiar të qytetarëve shqiptarë.

Dhoma e Përmbaruesve në shifrat e publikuara, evidenton se edhe numrin e lartë të shqiptarëve, mbi 21 mijë, që iu janë vjelur rreth 62 milionë euro.  

Por shifra pritet të jetë edhe më e lartë, pasi bëhet fjalë për rreth 100 mijë shqiptarë, të prekur nga kjo skemë mashtrimi.

Përmes kësaj skeme mashtrimi, qindra familjeve shqiptare u janë bllokuar cdo mjet jetese në bankat e nivelit të dytë , apo cdo pasuri tjetër.