Autoritetet greke kanë nisur hetimet ndaj një bande, e cila dyshohet se ka dhënë karta identiteti greke për disa figura shqiptare të botës së krimit.
Sipas mediave greke, rreth 217 persona janë thirrur në Gjykatën e Apelit Penal në Athinë për mafien e identiteteteve të rreme. Mes tyre janë 38 punonjës policie, disa prej tyre ish-oficerë në poste kyçe, si dhe në punë civile në komisariate, nëpunës civilë dhe private, ndërmjetës etj.
Mes personave që iu është dhënë kartë greke permendet Laert Haxhiu, Bledar Jambelli, Marius Diamanti etj.
Policët pajisnin konkretisht shtetasit shqiptarë me dokumente të rregullta identifikimi duke lehtësuar lëvizjen e tyre në zonat e ndryshme “Shengen”, ku në disa raste janë arrestuar.
Për këtë dokument identifikimi, kriminelët paguanin 30 mijë euro, ndërsa policia greke ka arritur të sekuestrojë 600 mijë euro gjatë operacionit.
Më 22 maj 2023, në Janinë, pas një ndjekjeje, policia greke ndaloi një fuoristradë “BMË” X6, brenda së cilës ndodheshin shqiptarët Laert Haxhiu, 31 vjeç nga Lushnja, Juxhin Barjami, 35 vjeç nga Delvina dhe Firdeus Berberi, 22 vjeç nga Pogradeci. Haxhiu kërkohej në Shqipëri për vrasje, ndërsa Berberi për “plagosje të rëndë me dashje”.
Gjatë kontrollit të mjetit, Laert Haxhiu ka gjetur dhe sekuestruar një kartë identiteti greke me emër gjeorgjian, të lëshuar nga Komisariati grek i Distomos, e cila rezultoi të ishte një kartë e revokuar”, shkruan echedoros.gr.