Detyrën bazike të Policisë e shet si sukses/ Kryepolici Proda: Rritëm forcën parandaluese, në Elbasan s’pati asnjë vrasje në 2024

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda ishte prezent në analizën vjetore të punës në drejtoritë vendore të Policisë Elbasan dhe Korçë.

Ai përgëzoi strukturat e Policisë së qarkut Elbasan, sepse sipas tij, rritja e forcës policore parandaluese mundësoi që gjatë vitit 2024, në këtë qark të mos kishte asnjë vrasje.

Kryepolici Proda e shet si “sukses” atë që ka detyrë kryesore Policia e Shtetit, pra parandalimin e ngjarjeve shoqërore me pasoja në njerëz.

Me mburrje, Proda theksoi se ky rezultat nuk ishte shënuar në këtë qark, që nga viti 1989.