Janë mësuar detaje të reja nga ngjarja e rëndë që u regjistrua sot pranë shkollës “Fan Noli” ku një 14 vjeçar u vra dhe një tjetër mbeti i plagosur pas një sherri me thika me bashkëmoshatarët e tyre.
Mësohet së viktima dhe i plagosuri janë nxënës të shkollës “Fan Noli” ndërsa 3 të rinjtë e tjerë të përfshirë në konflikt janë të një shkolle tjetër.
Këta të fundit kanë pritur dy nxënësit e shkollës “Fan Noli” dhe më pas i kanë sulmuar në një rrugicë rreth 150 metra larg shkollës. Viktima u qëllua 6 herë me thikë, ndërsa 14-vjeçari i plagosur 2 herë. E gjithë ngjarja është filmuar nga kamera sigurie, ndërsa krimi ka ndodhur brenda 90 sekondave.
Sa i takon të plagosurit, ai po merr trajtim të specializuar në spitalin e Traumës. Sipas spitalit gjendja e tij është e qëndrueshme, ndërkohë që ndodhet në kujdes intensiv nga mjekët.
Ndërkohë në polici janë shoqëruar 5 të mitur lidhur me ngjarjen e rëndë që tronditi të gjithë opinionin publik.