Detajet e hetimit, si gjeti SPAK-u paratë e inceneratorit të Tiranës në xhepat e Zotos e Mërtirit

Prokuroria Speciale SPAK ka bërë me dije dy disa detaje të rëndësishme se si arritën të zbulojnë se pas inceneratorit të Tiranës janë të njëjtën pronarët Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri. Ndonëse prej muajsh kishin qarkulluar të dhëna se pas kompanisë offshore në Holandë, që kishte në pronësi inceneratorin e Tiranës qendronin dy personazhet në kërkim për Fierin dhe Elbasanin, SPAK ka marrë kohën e nevojshme për të zbuluarse në fakt ata fshihen edhe në projektin e Tiranës.

Konkretisht, kontrata me vlerë fillestare prej 128 milionë eurosh ishte lidhur me “Integrated Energy B.V”, ndryshuar më pas me emrin “Geogenix B.V”, ishte regjistruar me pronarë të fshehtë në Hollandë. Por SPAK ndoqi fatura shpenzimesh dhe zbuloi persona të tjerë dhe kompani të ndryshme që në fakt çuan tek Zoto dhe Mërtiti.

Këta të dy kanë përdorur kompani fiktive si dhe faktin që regjistrimi në Holandë fsheh emrat e pronarëve të vërtetë, për të marrë të gjitha paratë në inceneratorin e Tiranës. Deri tani, janë me dhjetra miliona euro para publike dhe dhjetera miliona euro nga kompani privare që inceneratori i Tiranës ka gllabëruar. Besohet se kjo shumë e tejkalon 100 milionë euro.

SPAK më pas hetoi faturat e kompanive dhe zbuloi fatura tatimore të falsifikuar në vlerën e 409 milionë lekëve të reja që bëheshin mes shoqërive, kompanisë guancë të regjistruar në Hollandë dhe kompanisë tjetër që zotërohej nga Zoto dhe Mërtiri. Një tjetër detaj është fakti se SPAK zbuloi përfitim të paligjshëm me paratë e inceneratorit të Tiranës përmes një kompanie tjetër, FMO e cila kishte blerë një vilë në Durrës prej 611 metrash katrorë në vlerën 1 milionë euro.