Dështon seanca konstituive në Kosovë, LDK, AAK dhe PDK votojnë kundër raportit për verifikimin e mandateve

Ka dështuar seanca konstituive e kuvendit të Kosovës ndërsa deputetët e zgjedhur nga zgjedhjet e 9 shkurtit nuk u betuan. Seanca dështoi pasi deputetët nuk votuan raportin e Komisionit për verifikimin e mandateve. 52 deputetë ishin pro, 46 kundër e 11 abstenuan.

Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kanë votuar kundër raportit të komisionit të përkohshëm. Ndërkaq, pro këtij raporti kanë votuar deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe te Nismës.

Kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari, njoftoi për ndërprerjen e saj seance pasi nuk kishte shumicë për vijimësinë e tij ndërsa tha se do të njoftonte presidentin Vjosa Osmani se si do të veprohej më tej.

Më herët, kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhënë dorëheqje nga posti i tij, në mënyrë që të mund të bëjë betimin si deputet i legjislaturës së nëntë.

Dorëheqje kanë dhënë edhe anëtarët e tjerë të Qeverisë në detyrë të Kosovës, që janë zgjedhur deputetë në zgjedhjet e 9 shkurtit.