Deputeti i PD Lefter Gështenja ka kujtuar sot në 46 vjetorin e pushkatimit të dy poetëve të Librazhdit, se përgjegjësit ende ecin lirshëm bulevardit të Tiranës.
Vilson Blloshmi dhe Genc Leka, në atë kohë 36 dhe 29 vjeç u ekzekutuan më 1977, për shkak të poezive q֝ë konsideroheshin kundër regjimit, megjithëse ato nuk ishin botuar kur ata u nxorën në gjyq.
Gështenja shkruan se edhe sot krim korrupsion dhe arrogancë gjen kudo në krye të vendit dhe ende pas kaq vitesh nuk ka betejë më të madhe për shqiptarët se sa drejtësia e vërtetë.
Postimi:
Në këtë përvjetor të pushkatimit të poetëve të Librazhdit duhet të kujtojmë se nuk ia kemi dalë të bëjmë drejtësi. Përgjegjësit e vrasjes së Vilson Blloshmit e Genc Lekës ecin lirshëm sot bulevardit të Tiranës. Por, sërish nuk po mundemi dot të gjejmë drejtësi me padrejtësitë e të sotmes. Krim, korrupsion dhe arrogancë gjen me bollëk në krye të vendit. Nuk ka betejë më të madhe për shqiptarët se sa drejtësia e vërtetë.