Deputeti i Partisë Socialiste, Klevis Jahaj është paraqitur sot në Prokurorinë e Posaçme. Burime për mediat bëjnë me dije se deputeti i qarkut të Fierit është marrë në pyetje nga prokurorët e posaçëm, ndërsa ende nuk dihet arsyeja.
Jahaj është një ndër ish-vartësit e ish-zv.kryeministres, Belinda Balluku.
Më herët, ai ka mbajtur detyra të rëndësishme si ajo e drejtorit të Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës Kanalizimeve, institucion në varësi direkte të ish-zv.kryeministres dhe ish-ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, e marrë e pandehur nga SPAK për disa vepra penale.