Denoncimi i gazetarit: Qeveria tallava me pasaportat diplomatike

Gazetari Klodian Tomorri ka denoncuar në rrjete sociale se Ministri i Jashtëm, Igli Hasani ka filluar që të shpërndaje pasaporta diplomatike për gazetarë.

Ai denoncon se gjatë dy javëve të fundit, Hasani ka shpërndarë më shumë se një pasaportë diplomatike, pa përmendur emra, teksa ministri është në kundërshtim me konventat ndërkombëtare dhe ligjet e brendshme.

Ai nënvizon se ligji e përcakton qartë se pasaportat diplomatike lëshohen vetëm për qeveritarët dhe diplomatët dhe jo për gazetarët. Sipas tij, ka vetëm një pasaportë shërbimi për redaksi.

Reagimi:

Shteti i Tallavase

Ministri i Jashtem ka filluar te shperndaje pashaporta diplomatike per gazetare. Ne kundershtim te plote me konventat nderkombetare dhe ligjet e brendshme.

Keto dy javet e fundit ka shperndare me shume se nje. Ne kembim kap ndonje personazh viti dikund.

Ligji percakton se pashaportat diplomatike leshohen vetem per qeveritaret e larte dhe diplomatet. Nuk ka pashaporta diplomatike per gazetare. Ka vetem nga nje pashaporte sherbimi per redaksi.

Por Hasani me Ramanin nuk pyesin per ligje. As per konventa. Se nuk i ben Hasani keto pune. Eshte komandanti lart qe jep direktivat.

Para ca kohesh Rama goditi fshehurazi ministrin e Jashtem te asaj kohe, Ditmir Bushatin. Ketij nuk ja bene keshtu me kete stilin e Nesti Agonit, por zgjodhen metode tjeter. Futen Top Channel ta godiste. Motivi i goditjes ishte se kishte shume pashaporta diplomatike dhe sherbimi.

Pas emisionit doli vet Rama dhe tha do shkurtojme kategorite perfituese dhe gjera si keto. Ky ishte rezultati i shkurtimeve. Tallava me pashaporta diplomatike, qe leshohen ne kundershtim me ligjin si ne ato sulltanatet e Lindjes.