Dy të mitur janë larguar pa adresë pasditen e kësaj të mërkure nga Qendra Kombëtare Pritëse e Viktimave të Trafikimit.
Denocimi për largimin e tyre është bërë në komisariatin nr.4 të Policisë nga punonjësja e këtij institucioni.
Policia e Tiranës ka nisur punën në terren për lokalizimin dhe gjetjen e dy të miturve.
“Në Komisariatin e Policisë Nr. 4 është paraqitur shtetasja E. K., punonjëse e Qendrës Kombëtare Pritëse të Viktimave të Trafikimit, e cila ka kallëzuar se dy shtetas të mitur janë larguar nga kjo qendër. Punohet për gjetjen e tyre’, thekson Policia.