“Delluksi” i TikTok-ut arrestohet nga policia, i mori 6 mijë euro përmes mashtrimit një biznesmeni

Policia e Tiranës ka vënë në pranga Ervis Belollarin, personazhin e njofur të TikTok “Delluksi”, pasi së bashku me një 32 vjeçar mashtuanr një biznesmen duke i marrë 6 mijë euro.

Nga hetimet, Belollari dhe Arsen Matollari kanë përfituar 6000 euro nga një biznesmen, duke iu prezantuar atij si përfaqësues të drejtuesit të një institucioni vendor.

32 vjeçari Matollari nuk është kapur ende nga unformat blu. Ndërkohë mësohet se biznesmeni i mashtruar rezulton të jetë nga qyteti i Lushnjes dhe kishte aktivitet në tregun e bimëve medicinale.

Njoftimi i policisë:

Përfituan një shumë parash, nga një biznesmen, pasi komunikuan me të në emër të drejtuesit të një institucioni vendor, identifikohen 2 shtetas. Vihet në pranga njëri prej tyre, punohet për kapjen e tjetrit.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim të veprimeve hetimore për zbardhjen e një rasti të përfitimit të një shume parash, me anë të mashtrimit, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Unknoën”, si rezultat i të cilit u arrestua shtetasi E. B., 26 vjeç, si dhe u shpall në kërkim shtetasi A. M., 32 vjeç.

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë përfituar 6000 euro nga një biznesmen, duke iu prezantuar atij si përfaqësues të drejtuesit të një institucioni vendor.

Vijon puna për kapjen e shtetasit A. M. dhe për dokumentimin e plotë të rastit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.