Luis Meçja, 14 vjeçari i cili mbeti i plagosur në sherrin ku humbi jetën shoku i tij, Martin Cani ka dalë nga spitali i Traumës, ku ishte shtruar prej 11 ditësh.
I mituri kishte disa plagë në trup ndërsa ditën e djeshme spitali njoftonte së gjendja e tij shëndetësore ishte përmirësuar ndjeshëm.
Nga shtrati i spitalit ku është marrë në pyetje nga grupi hetimor si dhe nga mediat, Luis Meçja ka thënë se kanë qenë 2 persona me dy thikë ditën që ka ndodhur ngjarja e rëndë.
Por Policia e Shtetit në një deklaratë të dhënë dje, ka thënë se vrasja e Martin Canit ka vetëm një autor, dhe ai është Mario Përlleshi. Ky i fundit pasi doli nga spitali privat për shkak të plagëve që kishte marrë gjatë sherrit, u dërgua në paraburgimin e të miturve në Kavajë.