“Pavarësia e Bankës së Shqipërisë është cenuar”. Kështu ka deklaruar sot guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko gjatë raportimit në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë.
Sejko tha se për shkak të këtij presioni Banka e Shqipërisë nuk ka qenë e lirë për të ushtruar detyrat e saj ndërsa shtoi se Bankës së Shqipërisë i kërkohet llogari që janë jashtë tagrit ligjor të Bankës së Shqipërisë
Megjithatë ai nuk dha detaje rreth kësaj deklarate të pazakontë, duke mos e argumentuar më tej.
Guvernatori Sejko nuk u ndal më tej në detaje konkrete lidhur me natyrën apo dhe origjinën e presioneve në adresë të Bankës së Shqipërisë.
“Pavarësia e Bankës së Shqipërisë, shpesh herë ka element që ndikojnë në cenimin e pavarësisë së Bankës së Shqipërisë nga shumë faktorë. Bankës së Shqipërisë i kërkohet llogari që janë jashtë tagrit ligjor të Bankës së Shqipërisë, ky është cenim i pavarësisë. Këto dy vitet e fundit e kam ndjerë rëndë këtë gjë, por s’dua të hyjë në detaje. Për shkak të këtij presioni Banka e Shqipërisë nuk ka qenë e lirë për të ushtruar detyrat e saj, por s’dua të zgjatem”, tha Sejko”, tha Sejko.