Pak ditë më parë, administrata e presidentit Donald Trump njoftoi për pezullimin nga puna të të gjithë punonjësve në kontratë të Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) në mbarë botën dhe se do t’i tërheqë mijëra pjesëtarë të stafit që punojnë jashtë vendit.
Donald Trump pretendon se fondet e USAID janë keqpërdorur masivisht duke financuar media të ekstremit të majtë. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Trump thotë se vetëm në një rast, media ‘Politico’, që ai e konsideorn si të majtë ka marrë 8 milionë dollarë. Ai ngre dyshime se para mund të kenë marrë edhe mediat të tjera të majta, kritike më te, që nga Neë York Times dhe të tjerat me radhë.
Ndërkohë debate janë hapur për mënyrën se si këto fonde janë harxhuar, përfshirë edhe vendin tonë. Richard Grenell, i dërguari special i Donald Trump për krizat tha se organizatat joqeveritare në Shqipëri kanë marrë 189 milionë dollarë nga USAID gjatë periudhës 2020-2024.
Grenell postoi shifrat në rrjetin X sa i takon Ballkanit, ku rezulton se OJQ-të e Kosovës kanë përfituar më shumë, me një total prej 537 milionë dollarësh, të ndjekura nga ato të Bosnjë-Hercegovinës me 402 milionë dollarë, Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Shqipëria.
Shifrat e financimeve nga USAID për Ballkanin Perëndimor:
Kosova: 537 milionë $
Bosnjë-Hercegovina: 402 milionë $
Maqedonia e Veriut: 290 milionë $
Serbia: 209 milionë $
Shqipëria: 189 milionë $
Edhe në Shqipëri ka patur deklarata për menaxhimin e këtyre fondeve. Gazetari Andi Tela tha pak ditë më parë se fondet e USAID janë shpërdoruar në vendin tonë, pasi sipas tij organizatat jo qveveritare i kanë harxhuar nëpër restorante.
USAID ka dhënë mbështetje financiare edhe për forcimin e institucioneve shqiptare, por edhe për shoqërinë civile.
Në një liste që ka rrjedhur në media, e cila është marrë nga lista e pagave që doli në publik në vitin 2021, shihen edhe rrogat që marrin drejtuesit e këtyrë organizatave.
Pagat variojnë nga 2 milionë lekë më e ulëta e deri në 30 milionë lekë te vjetea.
Vlen të përmendim se në Shqipëri janë regjistruar disa qindra organizata jo-qeveritare, sipas Regjistrit të Agjencisë qeveritare të Mbështetjes së Shoqërisë Civile (AMSHC). Pjesa më e madhe e tyre janë organizuar në format e Fondacionit, Shoqatave e Lëvizjeve.
Më poshtë lista e pagave të drejtuesve dhe përfaqësuesve të tjerë të disa prej organizatave jo qeveritare në Shqipëri: