Kryebashkiaku Erion Veliaj ka reaguar sërish nga paraburgimi i Durrësit ndërsa ka publikuar një pjesë të debateve që kanë ndodhur në seancën në GJKKO ku u konfirmua masa e “arrestit me burg”, i akuzuar për korrupsion në 9 raste dhe pastrim parash.
Në transkriptin e publikuar nga Veliaj, ai tregon një pjesë të bisedës që ka pasur me prokurorin e çështjes, Ols Dado. Veliaj thotë se para gjuhës së ulët të Dados, gjyqtari Erion Bani, që firmosi arrestimin e tij duket xhentëllmen.
Erion Veliaj shkruan në postimin e tij se gjuha e përdorur nga prokurori është e ngjashme me atë të sigurimsave të shtetit të kohës së Enver Hoxhës.
Megjithatë ky është një pretendim i kryebashkiakut Erion Veliaj, mbi atë çfarë ka ndodhur në sallën e gjyqit, pasi seanca ka qenë me dyer të mbyllura.
Pjesë nga debati brenda seancës:
OLS DADO: Ndyrësirë! S’ke turp që thua, tregon banesën e prokurorit këtu, ç’a është 3 ky, kërcënim është ky? Është kërcënim ky që tregon banesën e prokurorit?
5 ERION VELIAJ: Asnjë kërcënim.
BRION BANI: Prokuror, ulu!
OLS DADO: A? Ç’a është ky? Kërcënim është ky?
9 ERION VELIAJ: Unë besoj është konflikt 10 interesi. Prokurori mendon që edhe kjo 11 sjellje është normale, por kjo s’është normale.
OLS DADO: E kam mesazhin këtu.
ERION VELIAJ: Por, kam të drejtë të them që 15 s’është normale.
ERION BANI: Prokuror!
Postimi i Veliajt:
“Ky është një nga dialogjet në thertoren e Erion Kasapit! Lexojeni se me çfarë gjuhe flet prokurori i SPAK-ut, aq të ulët sa edhe Erion Kasapi duket xhentëllmen para tij!
Kjo gjuhë dhe atmosferë, sikur Sigurimsat janë kthyer nga penxherja, pasi i nxorrëm nga dera, nuk duhet toleruar më”- shkruan Veliaj teksa ka publikuar edhe debatin në sallën e gjyqit.