Debate në Kuvend, Felaj refuzon të lexojë vendimin për kreun e grupit të PD-së

Gazmend Bardhi është përplasur sot në Kuvend me Ermonela Felajn teksa kjo e fundit nuk pranon të lexojë vendimin e PD për zgjedhjen e tij si kryetar të Grupit Parlamentar.

Bardhi i kërkoi të lexojë të gjitha vendimet, pavarësisht nëse i pëlqejnë kryetares apo jo, ndërsa Felaj deklaroi se nuk e konsiderojnë njoftim për ta lexuar.

Bardhi: Ju nuk çmoni dot njoftimet e grupit të PD, por t’i lexoni, Nuk ka replikë për çështjet tona të brendshme me kryetaren e Kuvendit nëse e lexoni shkresën, nëse keni guxim, do lexoni vendimin e kreut të grupit parlamentar. Ju nuk munt ë bëni asnjë interpretim mbi këtë vendim, thjesht informoni seancën.

Bardhi: Sipas dakordësisë, kryetarja na la 1 javë kohë që të bëhej 1 axhendë se kur do të shqyrtoheshin projektligjet. Do duhet që kalendari i punimeve të ketë të përcaktuar datën kur shqyrtohet seanca. Keni marrë njoftim nga grupi i PD, lexoni me guxim edhe pse nuk ju pëlqen, vendimin e grupit të PD. Nuk mund ti zgjidhni shkresat që lexoni, duhen lexuar të gjitha, pavarësisht nëse ju pëlqejnë ose jo. 

Felaj: Ka një problem me kartën time të votimit…

Ne ramë dakord të gjithë për të gjitha propozimet që u bënë. Sikundër ashtu si ishte lënë detyrë, të gjithë kryetarët raportuan për ecurinë e nismave legjislative. Nuk ka pasur afat, fjala juaj ka ardhur pas votimit. Ka pasur dakordësi për kalendarin.

Bardhi: Nuk thashë që kishim lënë afat, por 1 javë kohë komisioneve që të përgatisnin një axhendë. Për kalendarin, e vërtetë që u bënë propozime, miratuam 3. Kur erdhi propozimi për kryetarin e PD, nuk ramë dakord. Do duhet ta hidhni me votim në seancë. 

Felaj: Atë që duhet ta thoni ju, nuk e thatë. Nuk mund të akuzoni kryetaren e Kuvendit se ka futur Kuvendin në një situatë të paprecedentë, po e bëni ju me provokime të njëpasnjëshme. Zgjidhni problemet tuaja të brendshme pastaj do mbaj qëndrim për grupet parlamentare.