“Çudira shqiptare”/ 44 vjeçari në Vorë lë tritol në oborrin e komshiut, merr në telefon policinë për ta denoncuar

Një 44 vjeçar në fshatin Prezë, Vorë është arrestuar pasi gjatë natës ka lënë një sasi plasëse në oborrin e fqinjit të tij 46 vjeçar. Më pas ai ka telefonuar policinë duke kallëzuar komshiun që ai të procedohej për mbajtje të lëndës eksplozive.

Por pasi pronari i shtëpisë ka deklaruar se nuk ishte ai poseduesi i lëndës, policia ka hapur kamerat dhe ka parë autorin.

Si provë janë sekuestruar dy kallëpe me tritol, së bashku me fitilin ndezës, dy detonatorë dhe veshjet që ka mbajtur autori gjatë vendosjes së lëndës eksplozive.