Çfarë po ndodh? Ambasada Amerikane paralajmëron: Irani mund të shënjestrojnë subjekte të lidhura me SHBA-të në Shqipëri

Ambasada Amerikane në Tiranë ka dale me një njoftim të rëndësishëm duke ngritur alarmin se grupe të lidhura me Iranin mund të shënjestrojnë subjekte të lidhura me Shtetet e Bashkuara, ose elementë të opozitës iraniane në Shqipëri.

Sipas njoftimit të ambasadës, këto grupe mund të synojnë gjithashtu zona publike dhe të frekuentuara nga turistët, si qendra tregtare, hotele, klube dhe restorante.

“Grupet e lidhura me Iranin mund të shënjestrojnë subjekte të lidhura me Shtetet e Bashkuara ose elementë të opozitës iraniane në Shqipëri.

Ata gjithashtu mund të synojnë vende të zakonshme, të tilla si vende turistike, qendra tregtare, hotele, klube dhe restorante. Ne i inkurajojmë qytetarët amerikanë të ushtrojnë vigjilencë të shtuar.”, thuhet në njoftimin e Ambasadës.

Në njoftimin e ambasadës, gjithashtu renditen disa masa që qytetarët amerikanë në vendin tonë duhet të ndjekin:

-Qëndroni vigjilentë

-Monitoroni mediat lokale për informacione të reja

-Kini kujdes ndaj mjedisit përreth jush

-Rishikoni planet tuaja personale të sigurisë dhe mbani telefonin celular të karikuar për raste emergjence